Gjërat janë vështirësuar pasi fillimisht është larguar trajneri Ismet Munishi dhe së fundmi kapiteni i skuadrës Albutrint Morina.

Presidenti i klubit Shkëlzen Gashi ka thënë të dielën, se telashet financiar me prapambetjen e rrogave për futbollistët kanë ardhur për shkak të pamundësisë që si donator i vetëm t’i realizojë.

“Janë shpenzime tejet të mëdha që si vetëm, pa ndihmën e askujt,  nuk po arrij t’i përballojë” ka thënë Gashi.

Mirëpo ai edhe pse ka pranuar se skuadra është në një krizë të thellë, ka dhënë shenja optimizmi për klubin që lidhen me 12 Janarin.

“Me 12 Janar e kemi aranzhuar një bisedë me Agim Canën (babai i Lorik Canës) dhe Ragip Xhakën (babai i Taulant dhe Granit Xhakes) ku do të merremi vesh për hapat e mëtejmë që si aksionar të mundshëm ta mbështesim Vëllaznimin” ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm se nga 15 janari do të fillojnë përgatitjet e Vëllaznimit për stinorin pranveror.

“Po bisedojmë me disa futbollistë dhe trajner të mundshëm. Besojë se me 12 Janar do të dihet çdo gjë. “ ka deklaruar kryetari i klubit Shkëlzen Gashi.

Në ndërkohë kryetari komunës së Gjakovës Ardian Gjini kohë më parë kishte deklaruar se Vëllaznimi do të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe për këtë punë kishte biseduar edhe me Agim Canën si aksionar i mundshëm.

Komuna është e interesuar që Vëllaznimi njëherë e përgjithmonë të shmang telashet financiare që po përsëriten vit pas viti dhe t iu ofroi mundësinë e aksionarit, atyre, që edhe më parë kanë kontribuar për skuadrën. /Gjakova press/

3964 shikime total 2 shikime sot

Komentet janë të mbyllura.