Çfarë fundjave për Memajn, 

Gol Për Juniorët E Asist Për Seniorët,

Nikson Memaj “Xhevahiri” I Vëllaznimit

Vëllaznimi po shfrytëzon maksimalisht talentin e futbollistit 17-vjeçar Nikson Memaj.

Ky i fundit mund të mos qëndrojë gjatë në Gjakovë, pasi karrierën mund ta vazhdojë në ndonjë skuadër europiane, por deri atëherë kuqezinjtë po kujdesen për “xhevahirin” e tyre.

Fundjava e kaluar ka qenë e veçantë për Memajn, i cili të shtunën u aktivizua për juniorët e Vëllaznimit duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Pas 24 ore, ai u aktivizua edhe për ekipin e parë. Trajneri Munishi i besoi disa minuta dhe Memaj e shfrytëzoi këtë mundësi duke dhënë assist për Paolo Ivanin që shënoi golin e tretë ndaj Vllaznisë së Pozharanit.

Munishi është i bindur se Memaj do të jetë yll i së ardhmes dhe se do të prekë majat e futbollit europian.

“Talentin e Nikson Memajt e kam vënë re menjëherë sapo kam ardhur këtu. Ai u aktivizua me juniorët, por në bazë të rregullores atij i lejohet të luajë pas 24 ore, prandaj hyri edhe në ndeshje dhe bëri një asistim. Edhe rezultati ia mundësoi që të futej në lojë më i qetë, por isha i bindur se do të bënte një paraqitje të mirë. Ne presim shumë nga ai dhe që do prekë majat e futbollit europian”, u shpreh Munishi kur u pyet për Nikson Memajn./radiogjakova/

437 shikime total 5 shikime sot

Lini një Përgjigje