Rreth FiberLINK

FIBERLINK është kompani e re, e cila ofron një qasje të re dhe inovative në tregun kosovar të telekomunikimeve. E krijuar në vitin 2012, nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në lëminë e telekomunikimeve dhe nga të rinj me ide inovative, sjell në tregun kosovar teknologjinë më të avansuar Fibrint Optik Në Shtëpi, në gjuhën angleze të njohur si FTTH – Fiber To The Home.

Një rrjet optik i dizajnuar në bazë të standardeve më të larta dhe i bazuar në produktet të prodhuesve më të njohur botëror, do të sjell në treg shërbime të nivelit më të lartë.Tek secili klient do të instalohet Fibri Optik si dhe pajisjet optike që mundësojnë shpërndarjen e shërbimeve të bazuar në IP në çdo shtëpi.

Teknologjitë dhe aplikacionet e reja që po përdoren në ditët e sotme, siç janë: Interneti me shpejtësi të lartë, TV me definicion të lartë të figurës – HD, mundësi të shfaqjes së figurës në 3D, shikimi i përmbajtjeve televizive dhe video materialeve sipas dëshirës – Video On Demand, lojërat online, dhe shumë të tjera, kërkojnë gjithnjë e më shumë shpejtësi Interneti , siguri dhe qëndrueshmëri. Të gjitha këto sfida dhe kërkesa që paraqiten në boten e telekomunikimeve sot mund të sfidohen përmes një infrastrukture moderne të bazuar në fibër optik të cilën ne në FIBERLINK me përkushtimin më të lartë dhe me profesionalizëm po e ndërtojmë në qytetin tonë.

Ne synojmë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje cilësore dhe me vlera shumë të larta duke integruar pajisjet më të reja dhe shërbimet më inovative në tregun telekomunikues. Duke ulur koston totale të shërbimeve që ofrojmë dhe duke shtuar kujdesin ndaj konsumatorit.